230 milion borxhe të reja dhe 0 të infektuar, zhvillime te Flamurtari e Vllaznia

schedule08:03 - 30 Tetor, 2020

schedule 08:03 - 30 Tetor, 2020

Kur flitet për borxhe dhe për COVID-19 në klubet shqiptarë të futbollit, mendimi i parë të shkon te Flamurtari dhe Vllaznia. Vlonjatët vitet e fundit e kanë marrë skenën për gjyqet e humbura me futbollistët dhe të tretët, që kanë kërkuar likuidimin e tyre sipas marrëveshjeve të bëra.

Borxhi i Flamurtarit është i konsiderueshëm edhe në shtet, ndërkohë që së fundmi edhe në zyrat e Bashkisë Vlorë ka mbërritur një tjetër detyrim që duhet  paguar. Panorama Sport shkruan se bëhet fjalë për 230 milion lek dhe klubi i Flamurtarit duhet t’ia paguajë këtë shumë restorantit ku janë ushqyer futbollistët vitet e fundit.

Diskutimi që nëse këto para duhet t’i paguajë Bashkia e Vlorës apo kompanitë që administrojnë Flamurtarin, vijon të mbetet prezent. Mbetet të shihet se si do të zgjidhet, pasi nga ana tjetër klubi Flamurtari pret që bashkia t’u përgjigjet për detyrimet që ata kanë paguar dhe nuk kanë qenë të periudhës së tyre.

VLLAZNIA – Trajneri Thomas Brdaric ka marrë lajme të mira, pasi në vigjilje të Kupës së Shqipërisë dhe Superiores, të gjithë lojtarët e infektuar me COVID-19 kanë dalë negativë në tamponët e tyre. Kjo ka ndodhur edhe me sulmuesit Ismael Dunga dhe Christopher Mandiangu.

Ata ishin të vetmit që ende nuk e kishin kaluar koronavirusin, ndërsa më parë negativë kishin dalë Erdenis Gurishta, Eni Imami, Uheid Hoxha, Florind Bardulla, Mehdi Çoba, Mevlan Adili, Aleksandar Isaevski, Victor Da Silva dhe zëvendëstrajneri Elvis Plori. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!