23 aksidente që nga Janari në rrugën “Transballkanike”

schedule19:02 - 17 Prill, 2019

schedule 19:02 - 17 Prill, 2019

Qarkullimi në rrugën “Transballkanike” është kthyer në makth për drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët. Trafiku i rënduar për shkak të devijimit të trafikut meqenëse po bëhen punime me bulevardin e qytetit ka shtuar edhe numrin e aksidenteve rrugore.

Për të shkuar në vendin e ngjarjes ambulanca e spitalit të Vlorës duhet të kalojë përmes një trafiku të rënduar.

Në “Transballkanike”, lëvizja e mjeteve është kthyer në shqetësim. Kjo për shkak të fluksit si pasojë e devijimit të trafikut, pasi në bulevardin Vlorë-Skelë po kryhen punime. Këtu semaforët mungojnë, mbikalimet dhe sinjalistika vertikale gjithashtu. Një gjendje e tillë është krijuar ende pa nisur sezoni turistik gjatë të cilit numri i mjeteve do jetë disafishuar.

Por përveç trafikut të renduar, në “Transballkanike” numri i aksidenteve është i lartë. Referuar shifrave zyrtare, nga fillimi i vitit janë regjistruar 23 ngjarje me pasoja të rënda në njerëz e mjete.

Kjo rrugë është nën juridiksionin e Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve, pasi ndodhet në hartën e segmenteve nacionale./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!