“22 vite pa ty”, këngëtarja shqiptare kujton të atin e vrarë

schedule15:23 - 16 Korrik, 2020

schedule 15:23 - 16 Korrik, 2020

Këngëtarja e njohur , Leonora Jakupi ka kujtuar sot humbjen e të atit 22 vite më parë.

Fillimisht, ajo ka postuar në Instagram një foto të të atit, i cili ka luftuar për pavarësinë e Kosovës dhe shkruan:  “22 vite pa ty babi, të qoftë i lehtë dheu i Kosovës”.

Më pas ka postuar edhe një foto të varrit, teksa shihet që ndodhet në varrezat e heronjve që luftuan për vendin.

Kujtojmë se Leonora ka folur gjithmonë në intervistat e saj për kohën e vështirë të luftës në Kosovë, duke treguar se si ajo periudhë ka ndikuar dhe tek vetë këngëtarja./abcnews.al