Gazetari i ABC News, Ermal Vija thotë se pas thirrjes së familjarëve të Aleks Nikës për të dëshmuar për “21 Janarin”, Prokurorisë së Posaçme (SPAK) i hapet rruga për të thirrur personat që janë kallëzuar, konkretisht ish kryeministrin Sali berisha, Lulzim Bashën, asokohe ministër i Brendshëm, apo edhe drejtues të lartë të Gardës.
Vija shtoi se SPAK tanimë mund të shtrijë hetimet dhe ka material të mjaftueshëm.
“Ditën e hënë në orën 10:00, personi i parë që do të japë sqarime në SPAK, është Rajmonda Lika, bashkëshortja e Aleks Nikës. Vetëm 2 orë më vonë do jetë Mark Nika, xhaxhai i Aleks Nikës, edhe ky i fundit do të japë sqarime në SPAK. Këta persona knë qenë të partë që kallëzuan që vrasjet e 21 janarit janë një krim shtetëror, të organizuara me urdhër të lartë shtetëror, sikundër kanë qenë ish kryeministri Sali Berisha, ish ministri i Brendshëm Lulzim Basha, apo edhe drejtues të lartë të Gardës. Për herë të parë, emrat e këtyre personave janë përmendur nga familjarët e viktimave të 21 janarit. Ishte Gjykata e Lartë, e cila vetëm pak ditë më parë zbardhi vendimin. SPAK regjistroi veprimet hetimore për tre vepra penale, do shtrijë më shumë hetimet. Të parët që do të japin sqarimet, janë personat kallëzues. Përveç familjarëve, prokurorisë i lejohet të thërrasë persona që kanë kallëzuar këta familjarë, ish kryeministrin Sali Berisha, ish minsitrin e brendshëm, Lulzim Basha dhe drejtues të lartë të Gardës Të parët janë kallëzuesit, më pas, do jetë detyrë e SPAK, të thërrasë këta persona për të dhënë sqarime. Procedura kështu e do. Pas kallëzuesve, emrat që kanë përmendur, kallëzimet që kanë bërë, janë këta emra, ish kryeministri Sali Berisha, ish ministri i Brendshëm, Lulzim Basha dhe drejtues të lartë të Gardës. Jemi fillimisht në fazën e parë. Përveç Gjykatës së Lartë, ky vendim bazohet edhe në vendimin e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. SPAK ka tërhequr edhe dosjen e prokurorisë së kryeqytetit. Ka material të mjaftueshëm”, theksoi ai./abcnews.al