Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

20 rastet me Covid-19 në Korçë, mes tyre mjekë dhe kryeinfermierë të spitalit rajonal

schedule17:20 - 6 Shtator, 2020

schedule 17:20 - 6 Shtator, 2020

Në Korçë janë konfirmuar 20 raste të reja me koronavirus ditën e sotme. Gazetarja e Abc Neës, Ledjona Xheladinaj raporton se bëhet fjalë për tamponë të marrë gjatë ditëve që kemi lënë pas.

Sa i përket rasteve të reja, nga burime zyrtare, mësohet se një pjesë e mirë e tyre janë të regjistruar si staf mjekësor në Spitalin Rajonal në Korçë. Pra, bëhet fjalë për mjekë dhe kryeinfermierë në këtë spital.

Gazetarja Xheladinaj raporton po ashtu, se ata kanë qenë në plazh dhe pas kthimit kanë shfaqur shenja të sëmundjes dhe i janë nënshtruar tamponit.

Sa i përket rasteve të konfirmuara më herët në qytetin juglindor, gazetarja raporton se një pjesë e tyre ndodhen të karantinuar në shtëpitë e tyre, në gjendje të mirë shëndetësore. s.b /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!