Dalin hartat, ku do të rindërtohet lagjet e reja të termetit

schedule17:43 - 29 Janar, 2020

schedule 17:43 - 29 Janar, 2020

2 muaj pas  tërmetit të fuqishëm të 26 nëntorit qeveria ka miratuar hartat ku parashikohet të ndërtohen banesa për të prekurit nga tërmeti. Vendimi në fletoren zyrtare vlerëson si zona të përshtatshme për të rindërtuar në Bashkinë e Krujës në njësinë administrative Thumanë, Bashkinë e Shijakut, Bashkinë e Kurbinit si edhe njësinë administrative Laç.

Fondi Shqiptar i Zhvillimit caktohet si njësi zbatuese për këtë zonë, për ndërtimin e banesave të reja ose të ndërtesave publike të dëmtuara, për ndërtimin dhe rikonstruksionin e infrastrukturës publike dhe të çdo ndërhyrje tjetër, në funksion të rindërtimit të kësaj zone.

Për zbatimin e ndërtimit ngarkohet ministri i Shtetit për Rindërtimin, Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit. Ndërsa në zonën e Laçit përcaktohet Enti Kombëtar i Banesave, caktohet si njësi zbatuese për të bërë kërkesën për nisjen e procesit për shpronësimin ose shkëmbimin në zonën e re për zhvillim. Ende nuk një fatura reale të dëmeve nga tërmeti i 26 nëntorit.

Ndërkohë që deri më tani dëmi vlerësohet të jetë rreth 1 mld euro. Ndërsa kreu i qeverisë ka premtuar se fatura përfundimtare do të jetë gati në 4 shkurt. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!