2 javë tek vajza në Tiranë, pastaj u shtrua në Sanatorium: Detaje nga gruaja nga Shkodra që rezultoi pozitiv me koronavirus

schedule14:01 - 23 Mars, 2020

schedule 14:01 - 23 Mars, 2020

Shkodra i është shtuar hartës se qyteteve të prekura nga koronavirusi duke numëruar momentalisht një rast pozitiv.

Gazetari Simon Shkreli raporton për abcnews.al se bëhet fjalë për një grua 62 vjeçe, e cila ka qenë e shtruar në Sanatorium për katër ditë dhe më pas është transferuar për në shtëpi.

“Italia do t’ju duket lule”, mjeku infeksionist Tritan Kalo mesazh për gjithë shqiptarët

Gruaja ka qendruar për dy javë tek e bija në Tiranë dhe më pas është transferuar për në Shkodër ku edhe i janë shfaqur simptomat e koronavirusit.

Deri më tani, në Shqipëri janë shënuar 104 raste me koronavirus, ndërsa 4 kanë ndërruar jetë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!