Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

18-vjeçarja ndërron jetë nga “dhurata” e të dashurit

schedule11:59 - 14 Tetor, 2020

schedule 11:59 - 14 Tetor, 2020

Një ngjarje e rëndë ka tronditur opinionin publik në Itali pasi një 18-vjeçare u gjet e vdekur për shkak të një mbidoze heroine, të cilën ia kishte bërë dhuratë për ditëlindje i dashuri i saj. Një ditë para se të vdiste, Maria Chiara Previtali kishte festuar ditëlindjen dhe si dhuratë nga i dashuri i saj, Francesco Gunucci kishte marrë heroinë.

Gunucci akuzohet për vrasje me dashje dhe aktualisht është i dyshuari i vetëm. Ai ka treguar detajet e fundit me të dashurën e tij: “Vetëm në mëngjes rreth orës 9 kur e thirra për të shkuar në lokal pasi nuk kishte kafe në shtëpi pashë që ishte e bardhë.

“Nuk kam asgjë për të fshehur, Dua të mbrohem. Është e vërtetë që përdor drogë dhe që ajo mori një dozë heroinë. Ajo donte ta provonte.”, ka shtuar më tej ai. /abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!