18 të vdekur dhe 25 të plagosur në një aksident rrugor në Ekuador

schedule10:00 - 13 Dhjetor, 2021

schedule 10:00 - 13 Dhjetor, 2021

Të paktën 18 persona kanë humbur jetën dhe 25 të tjerë janë plagosur si pasojë e përmbysjes  së një autobusi në Ekuador. Aksidenti ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në një autostradë në komunitetin Wabi,  në provincën Morona Santiago, në pjesën juglindore të vendit, jo shumë larg kufirit me Perunë.

Sipas autoriteteve, autobusi ka dalë nga rruga dhe është përplasur.  Të plagosurit janë dërguar në spitalet në Makas, kryeqyteti i provincës, dhe Sukua.

Aksidentet rrugore janë ndër shkaqet kryesore të vdekjeve në Ekuador.

/abcnews.al