Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, në fjalimin e tij me rastin e hapjes së Panairit të përvitshëm ndërkombëtar ka paralajmëruar blerjen e avionëve luftarakë dhe fregatave nga Franca.
Në fjalën e tij, nga Selaniku, Mitsotakis ka bërë me dije se do të nënshkruajë me qeverinë franceze blerjen e 18 avionëve luftarake Rafale, 4 fregata të reja dhe rinovimin e 4 të tjerave.
Ai gjithashtu u shpreh se do të shtojë 15,000 ushtarë profesionistë në forcat e saj të armatosura për pesë viteve të ardhshme,.
Ndërkohë do të restaurohet industria e armëve, repartet që janë të specializuara me mirëmbajtjen e anijeve luftarake dhe avionëve.
“Jemi një vend i gatshëm për të bashkëpunuar me të gjithë fqinjët edhe me Turqinë. Përndryshe vetëm gjykata ndërkombëtare mund të japë një zgjidhje. Epilogu i sfidave mund të bëhet prologu i diskutimeve”, deklaroi Mitsotakis.
N.D./abcnews.al