1,7 milion raste me simptoma të ngjashme me gripin në Itali

schedule19:22 - 1 Mars, 2021

schedule 19:22 - 1 Mars, 2021

Nga data 15 deri më 21 shkurt të këtij viti, janë regjistruar 101,000 raste të vlerësuara me simptoma të ngjashme me gripin.

Ndërsa që nga muaji tetor janë regjistruar 1,775,000 raste me shenja të gripit.

Instituti i Lartë i Shëndetësisë në Itali, bën me dije se rreth 9% e popullsisë preket çdo vit nga simptoma të ngjashme me gripin, duke shkaktuar mijëra shtrime në spital, si edhe raportime për humbje jete, kryesisht tek të moshuarit dhe të sëmurët kronikë.

Në javën e shtatë të vitit 2021 në të gjitha rajonet italiane të cilën kanë aktivizuar monitorimin për gripin, niveli i incidencës së regjistruar është në pragun bazë që përcakton fillimin  e epidemisë, shkruajnë mediat italiane.

ISS specifikon se “incidenca në disa rajone ndikohet nga numri i vogël i mjekëve dhe pediatreve”, si edhe për faktin se dy rajone Sardenja dhe Kalabria ende nuk kanë aktivizuar monitorimin për gjendjen e gripit.

Sakaq vlera e incidencës në nivel kombëtar për të gjitha grupmoshat është e barabartë me 1,7 milion raste për mijëra të asistuar ndërsa arrin minimumin midis atyre mbi 65-vjeç, me 0,80 raste në mjera të asistuar.

/abcnews.al/