17 mijë zgjidhje në platformën e bashkëqeverisjes

schedule12:36 - 7 Nëntor, 2018

schedule 12:36 - 7 Nëntor, 2018

Rreth 17 mijë raste kanë gjetur zgjidhje pasi i janë drejtuar platformës së bashkëqeverisjes shqiperiaqeduam.al. Kështu deklaroi kryeministri Edi Rama në takimin javor me koordinatorët e bashkëqeverisjes.

Si çdo të mërkurë qytetarët që kanë marrë zgjidhje në platformën Shqipëria që duam.al tregojnë eksperiencat e tyre. Dikush mori legalizimin pas 20 viteve sorrollatje, një tjetër gjeti punë në kompnai private, në një kopësht shtëror në Tiranë u shtuan edukatoret. Këto janë disa nga rastet që e kanë marrë përgjigjen pas 10 ditësh nga koordinatorët e bashkëqeverisjes.

Edhe një herë kryeministri u kujton se pas zgjidhjes së problemit të qytetarit e nis verifikimi për punën e administratës. Prandaj që zinxhiri i bashkëpunimit të vazhdojë ai kërkon që të gjithë ti drejtohen shqipëria që duam.al/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!