1625 sipërfaqe toke ende nën ujë, Bashkia e Shkodrës bën bilancin e përmbytjeve

schedule13:34 - 21 Shkurt, 2021

schedule 13:34 - 21 Shkurt, 2021

1625 sipërfaqe toke ndodhen ende nën ujë. Bashkia e Shkodrës në raportimin e situatës bën me dije se në rrugën e Obotit niveli i ujit në rrugë arrin në 30 cm, ndërsa ujësjellësi Oblika 1 si pasojë e përmbytjeve është jashtë funksionit.

Ndërkohë në problematike mbetet situata në zonën e Livadheve pasi rreth 30 shtëpi kanë prezencë uji në oborre.

Situata e përmbytjeve në territorin e Bashkisë Shkodër, datë 21.02.2021

Nga monitorimi periodik në terren ditën e sotme datë 21.02.2021, situata e përmbytjeve në terren vazhdon të jetë si më poshtë:

  • Hidrometri në Dajç në orën 12.30, shënon kuotën 5.88 m.(Kuota max 6.30 m). Në krahasim me raportimin e ditës së djeshme, kemi rënie të nivelit të ujit me 8cm.
  • Hidrometri i Liqenit të Shkodrës në orën 12.30, shënon kuotën 8.45 m.(Kuota max 8.70 m). Në krahasim me raportimin e ditës së djeshme, kemi rënie të nivelit të ujit me 5cm.
  • Hidrometri i lumit Drin në orën 12.30, shënon kuotën 6.40 m. (Kuota max 7.50 m). Në krahasim me raportimin e ditës së djeshme, kemi rënie të nivelit të ujit me 10cm.

Bashkia Shkodër

Sipërfaqe totale e përmbytur 1625 Ha

  1. Tokë e pakultivuar 350 Ha
  2. Foragjere të dyta, jonxhe 1232 Ha
  3. Grurë 15 Ha
  4. Bimë Dekorative 23 Ha
  5. Pemtore 5 Ha

Nj.A. Ana e Malit

  1. Në Rrugën e Obotit, niveli i ujit mbi rrugë arrin rreth 30 cm (kalohet me makina të larta).
  2. Në fshatin Obot ka prezencë uji në oborre 20cm.
  3. Ujësjellësi Oblika 1,si pasojë e përmbytjeve është jashtë funksionit.
  4. UKSH Vazhdon të furnizojë me ujë të pishëm banorët e fshatit Oblikë
  5. Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 550 Ha, kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan, Oblikë.
  • Tokë e pakultivuar 80 Ha
  • Foragjere të dyta, jonxhe 460 Ha
  • Grurë 5 Ha
  • Pemtore 2 Ha
  • Bimë dekorative 3 Ha

6.Rreth 25 shtëpi kanë prezencë uji në oborre( fshati Obot)

  1. Në disa toka bujqësore niveli i ujit arrin në 1m.
  2. Makina e Ushtrise në gatishmeri tek rruga e Obotit.

Nj.A Dajç

1.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 600 Ha, kryesisht në zonën e quajtur “Këneta e Dajçit” (fshatrat Mushan, Shirq, Suka-Dajç, Belaj, Rrushkull, Samrish i Ri, Darragjat, Pentar-zona fushore), nga të cilat:

  • Tokë e pakultivuar 120 Ha
  • Foragjere të dyta, jonxhe 450 Ha
  • Grurë 10 Ha
  • Bimë dekorative 20 Ha

2.Rruga kryesore e fshatit Darragjatit është e kalushme me mjete të ulta.

  1. 20 shtëpi kanë prezencë uji në oborre.

Nj.A.Velipojë

1.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 10 Ha.Kryesisht fshatrat Baks i Ri, Luarz. Ças, Reç i Ri.

  • Tokë e pakultivuar 10 Ha

Nj. A. Guri i Zi

Vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Mali i Vukatanit, në fshati Ganjollë.

Nj.A.Bërdicë

1.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 15 Ha, konkretisht në fshatrat Trush, Bërdicë e Sipërme.

  • Të pakultivuara 10 Ha
  • Foragjere të dyta, jonxhe 5 Ha

2.Vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Harku i Bërdicës, fshati Bërdicë e Sipërme.

Nj.A.Rrethina

1.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 450 Ha, në fshatrat Zues (tokat në fushen e Oblikës), Shtoj i Vjeter, Shtoj i Ri dhe Dobraç

  • Tokë e pakultivuar 130 Ha
  • Foragjere të dyta, jonxhe 317 Ha
  • Pemtore 3 Ha

Lagje Nr.1

Si pasojë e përmbytjeve, në zonen e Livadheve rreth 30 shtëpi kanë prezencë uji në oborre.

-Në mbështetje të Urdhërit të Kryetarit të Bashkisë Nr. 125, date 17.02.2021 “Për ngritjen e komisionit për evidentimin e dëmeve të shkaktuara nga përmbytjet për periudhën Janar-Shkurt 2021”, po evidentohen dëmet në zonat ku kemi tërheqje të ujit. Konkretisht në Nj.Administrative Bërdicë, Nj.Administrative Velipojë dhe Lagjen Nr.1 (zona e livadheve).

-Kërkohet që nga Drejtoria e Ujitjes dhe Kullimit Lezhë të ndërhyhet për marrjen e masave për pastrimin e “Përroit të kufirit” Muriqan në Nj.A Ana e Malit.

-KËRKOHET MBËSHTETJE ME BAZË USHQIMORE, SASIA 300 TON PËR GJËNË E GJALLË (KONCENTRAT) PËR NJ.A. ANA E MALIT, DAJÇ DHE RRETHINA.

/abcnews.al/