Ermal Fejzullahu, Robert Berisha dhe Lorik Cana uruan 13 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës përmes një videomesazhi për emisionin “Abc-ja e mëngjesit”. Fejzullahu thekson se ndjesia që pati kur Kosova fitoi Pavarësinë, e ka përjetuar vetëm kur ka ardhur në jetë djali i tij.
“Me rastin e Pavarësisë së Kosovës, më kujtohet sikur sot para 13 viteve unë pata qëlluar në Belgjikë dhe mund të them se ka qenë një prej ditëve që kam përjetuar, vetëm kur më ka lindur djali kam patur emocione të njëjta me atë ditë me shpalljen e Pavarësisë së Kosovës. Është diçka që e kemi vuajtur ndër shekuj dhe e kemi dashur me zemër. Uroj të gjithë shqiptarët kudo që janë si në Kosovë dhe në Shqipëri të na prihet e mbara dhe të bëhet mirë për vendin tonë.“, u shpreh Ermali.
Ndërkohë, Roberti shpreh mirënjohje për kontributin e heronjve që dhanë jetën për liri, ndërsa iu uron shqiptarëve kudo që ndodhen këtë ditë të veçantë. “Jam 43 vjeç dhe e kam përjetuar para luftën, gjatë luftës dhe pas kështu që e di shumë mirë se sa e vështirë me ardhur deri këtu ku jemi sot që festojmë ditën e Pavarësisë.
Shfrytëzoj rastin t’ju uroj të gjithë shqiptarëve kudo në botë Ditën e Pavarësisë së Kosovës, ju falenderoj nga zemra të gjithë ata që dhanë jetën për liri, që ne sot festojmë lirshëm, edhe pse është një atmosferë shumë e keqe prej pandemisë, ne do ta festojmë se kurrë nuk do ta harrojmë si erdhëm deri këtu. Urime festa e Pavarësisë.”, u shpreh Roberti./abcnews.al