Sondazh

Protesta e Berishës, si u soll policia?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

13 viktima dhe 99 raste të reja me Covid në 24 orë në Kosovë

schedule15:25 - 24 Gusht, 2020

schedule 15:25 - 24 Gusht, 2020

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë kanë humbur jetën 13 persona dhe janë konfirmuar pozitivë me koronavirus 99 raste të reja.

IKSHPK njofton se numri total i rasteve pozitive është 12.547 raste nga 47.761 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 480 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 152 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 8.657 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.410.



Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 24 raste, komuna Pejë 19 raste, komuna Gjilan 13 raste, komuna Podujevë 6 raste, komuna Prizren 6 raste, komuna Kaçanik 5 raste, komuna Viti 4 raste, komuna Ferizaj 3 raste, komuna Fushë Kosovë 3 raste, komuna Lipjan 3 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Dragash, Drenas, Graçanicë, Kamenicë, Klinë, Mitrovicë, Rahovec dhe Suharekë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!