“12 mijë €”, Artan Hoxha: Ky snajper i sekuestruar godet nga 3 km largësi, si hyri në Shqipëri

schedule19:46 - 12 Prill, 2021

schedule 19:46 - 12 Prill, 2021

Gazetari Artan Hoxha ka komentuar kapjen e arsenaleve të fundit të armëve në vendin tonë ku nuk mungonin edhe ato të kalibrit të rëndë apo kundërajror që përdoren për të goditur mjete fluturese.

Ndërkohë Hoxha është ndalur tek një snajper, prodhim austriak, i cili godet në 3 km largësi, ndërsa sipas Hoxhës, shënjestër për të vrarë një person e ka mbi 1.8 km.

18 bazat ku magazinoheshin dhe modifikoheshin armatime të ndryshme luftarake në Tiranë, sipas Hoxhës, përdoreshin nga grupe të rrezikshme kriminale që kryenin vrasje me pagesë.

“Mes armëve, është një armë sniper. Nuk besoj është përdorur. Fakti që ka hyrë në Shqipëri më intrigon se si e kanë futur. Është një sniper “Styer” prodhim austriak. Është shumë i veçantë. Në përdorim nga NATO. Edhe SHBA ka “Remingtonin” e distancave të largëta. Është shumë e vështirë ta fusësh në Shqipëri. Por mund ta kenë sjellë me pjesë. Kjo lloj arme me një fuqi jashtëzakonisht të madhe. Është një armë që uroj të mos kemi situata të tilla. Por aty asgjëson një mjet, le të jetë i blinduar 3 km. Është 12.7 kalibri. Kundërajror. Armë që eliminon objektiva njerëzor 1.8 kilometra. Përdoret vetëm në front. Vetëm në luftë. Në Irak dhe Afganistan. Shtajer është cilësi shumë e mirë. E fundit fare. Vetëm në Amerikë e gjen në treg.”

Sipas Hoxhës, vetëm trupi i kësaj arme shkon diku tek 9 mijë euro, duke i shtuar dhe dylbinë  dhe pajisje të tjera, shkon rreth 12 mijë euro në total

“Çmimi 9 mijë plus 3 mijë optika speciale shkon diku 12 mijë euro vetëm për ushtrinë. Nëse nr i çojnë kompanisë do ta gjejnë se kush e ka shitur këtë armë. Se kjo armë është ndryshe nga këto prodhim serb. Dhe tua vesh në dispozicion vrasësve. Ke krijuar disa atentate që nuk i gjen dot. Në 3 km distancë. Është shumë e vështirë të gjendet. Fuqia dhe është çudi e madhe se si është futur. Është armë  e çmontueshme dhe e fusin pjesë pjesë. Arma nuk ka ardhur si njësi në valixhe. Për të kuptuar se deri në çfarë niveli sofistikimi ka arritur krimi.” tha Hoxha. E.L/abcnews.al/