Sondazh

A do të zgjasë gjatë konflikti në Iran?

Loading ... Loading ...
 

11 të vrarë nga sulmet ruse në Zaporizhzhia

schedule09:14 - 7 Tetor, 2022

schedule 09:14 - 7 Tetor, 2022

Të paktën 11 persona janë vrarë pas sulmit me raketa në qytetin e Zaporizhzhia  në Ukrainën jugore të enjten, sipas Oleksandr Starukh, kreu i administratës ushtarake rajonale të Zaporizhzhia, sipas CNN.

Starukh paralajmëroi se numri i të vdekurve mund të rritet, pasi pesë persona janë ende të zhdukur. Ai tha gjithashtu se të paktën 21 persona kanë arritur të shpëtojnë.

Zyrtarët ukrainas akuzuan Rusinë për shënjestrimin e qëllimshëm të civilëve.



Ministri i Jashtëm Dmytro Kuleba tha se të paktën shtatë raketa ruse “goditën njerëzit që flinin të qetë në shtëpitë e tyre”.

/abcnews.al

 

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!