103 efektivë policie kanë zbarkuar sot në Berat ku kanë kryer kontrolle për drogë në ambiente të hapura, sera, tunele, banesa të braktisura, magazina të ndryshme por kanë dalë duar bosh. Përmes një njoftimi për shtyp policia e shtetit bën me dije se gjatë kontrollit masiv në territor deri tani nuk është konstatuar ndonjë rast i kultivimit të bimëve narkotike.
“Kontroll masiv në të gjithë territorin e DVP Berat, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike. 103 efektivë policie, me mbështetje edhe të FNSH Fier, gjatë paradites së sotme, kanë ushtruar kontroll masiv në territor, me qëllim goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike.
20 grupet e kontrollit të ngritura në të gjithë Qarkun, kanë ushtruar kontrolle në ambiente të hapura, sera, tunele, banesa të braktisura, magazina të ndryshme etj. Gjatë kontrolleve të territorit dhe ambienteve, deri tani nuk është konstatuar ndonjë rast i kultivimit të bimëve narkotike”, thuhet në njoftimin e policisë.
Kontrolli i territorit do të vijojë edhe në ditët e ardhshme në të gjithë qarkun Berat.
/abcnews.al