“1000 efektivë të mbrojtur nga Covid-19”, vijon procesi i vaksinimit në Fier

schedule12:43 - 4 Prill, 2021

schedule 12:43 - 4 Prill, 2021

Vaksinimi i uniformave blu vazhdon në të gjithë vendin. Kryeministri Edi Rama ka publikuar video nga procesi i vaksinimit në Fier që ka nisur këtë të dielë.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha se 11 mijë policë presin të vaksinohen, ndërsa 1000 efektivë të Policisë së Shtetit janë vaksinuar ditën e djeshme.

Më tej Manastirliu theksoi se vaksinimi ka përfunduar për mësuesit, gjithashtu sipas saj edhe mjekët kanë marrë dozën dytë të vaksinës anti-Covid.

 

/abcnews.al/