Dy punonjës të policisë kufitare në Muriqan dhe në Sheëngjin u arrestuan për shpërdorim të detyrës. Sipas njoftimit për shtyp shërbimi për Çëshjet e Brendshme dhe Ankesat në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër , ndaluan dhe arrestuan Luan Xhekën, me detyrë ndihmës kontollor PKKK Muriqan dhe Bardhok Preçin, Përgjegjës Turni, në Stacionin e Policisë Kufitare në Shëngjin. Ata akuzohen për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe Gjykata kishte vendosur për ta “Arrest në burg”.
Hetimet kanë dokumentur se kundrejt pagesave që shkonin deri në 100 euro, këta punonjës policie duke shpërdoruar detyrën, lejonin kalimin në pikën kufitare të shtetasve shqiptarë që u ishte ndaluar udhëtimi në zonën Shengen, si dhe regjistronin e vulosnin fiktivisht pasaportat e shtetasve të ndryshëm për të evituar shkeljen e afatit të qëndrimit në zonën Shengen./abcnews.al