Një djalë 10-vjeçar ka fjetur për më shumë se 200 ditë në një tendë që i kishte dhënë miku i tij para se të vdiste. Max Woosey nga Braunton, vendosi të qëndrojë çdo natë në tendën që i kishte lënë Rick, i cili vdiq në shkurt. Para se të vdiste 74-vjeçari i tha Maksit “më premto se do të kesh një aventurë këtu”.
10-vjeçari ka mbledhur rreth 70,000 £ për spitalin North Devon që u kujdes për Rick në ditët e fundit të jetës së tij. Max e filloi aventurën e tij në 28 Mars, dhe që prej asaj kohe ka jetuar në çadër dhe nuk është dorëzuar ende, ndërsa synon që kjo të zgjasë për një vit.

Ai e kalon pothuaje të gjithë kohën në çadër, vetëm kur ka për të mësuar apo për të darkuar shkon në shtëpi.“Është e mahnitshme, është me të vërtetë e pabesueshme. Kam mbledhur rreth 70,000 £, që do të shkojnë për pajisje dhe gjëra të tilla për të ndihmuar njerëzit që kanë vërtet nevojë për to.“, është shprehur 10-vjeçari. /abcnews.al



