Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

10 raste të reja me Covid, asnjë viktimë në Kosovë

schedule15:09 - 1 Korrik, 2021

schedule 15:09 - 1 Korrik, 2021

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë konfirmuar të infektuar me Covid 10 raste të reja nga 1 580 testime dhe fatmirësisht nuk ka humbur jetën asnjë person.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se betejën me Covid në orët e fundit e kanë fituar 12 persona, duke e çuar në 105 345 numrin e përgjithshëm të të shëruarve.

Ndërkaq në 24 orët e fundit janë dhënë 8.517 doza të vaksinës kundër COVID-19.



Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 189.006 doza të vaksinës.

Ndërkohë raste aktive me Covid vijojnë të jenë vetëm 165 persona./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!