1 javë shtruar pastaj u kuptua që kishte koronavirus: Pukiani alarmon spitalin e Shkodrës

schedule10:57 - 25 Mars, 2020

schedule 10:57 - 25 Mars, 2020

Është konfirmuar një person me koronavirus në Pukë. Bëhet fjalë për një burrë, i cili tashmë është transportuar për në spitalin Infektiv ku po merr trajtim të specializuar nga mjekët.

Siç raporton gazetari Simon Shkreli, personit të infektuar i janë bërë dy herë analizat, e para doli negativ, kurse e dyta pozitiv.

Raportohet se burri ishte shtruar prej një jave në spital. Pas ankesave, atij i kanë bërë testin për koronavirusin, ku ka dalë negativ.

Gjatë kësaj periudhe, pacientit i kanë bërë edhe skanerin ku kanë konstatuar probleme në mushkëri. Fill pas kësaj, burrit i kanë bërë testin e dytë, nga i cili ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

“Pacienti është dërguar në Infektivin e Tiranës, ajo që dimë është se ka mbi një javë që ishte i shtrur në reanimacionin e Shkodrës, ku janë kryer edhe të gjitha analizat. Pas kryerjes së testit të dytë ka rezultuar pozitiv me koronavirus”, raporton gazetari Simon Shkreli.

Burri kishte probleme me mushkëritë dhe merrte trajtim në spitalin Rajonal të Shkodrës, rrjedhimisht i janë marrë tamponët mjekëve dhe infermierëve që i kanë shërbyer atij. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!