Krahas sasisë së madhe të drogës, xhandarmëria dhe policia turke arrestuan edhe tre persona që shoqëronin 1.5 ton lëndë narkotike që u kap paraditen e sotme në zonën e Muglas në Turqi. Abcnews.al ka siguruar fotot e dy prej të arrestuarve, të cilët u kapën menjëherë pasi po tentonin që të nxirrnin sasinë e madhe të kanabisit në breg. Gjithsej u arrestuan tre persona, të cilët dyshohet se janë shqiptarë.
Ndërkohë, nuk ka të dhëna për mjetin lundrues, me të cilën u dërgua droga nga Shqipëria në Turqi,
Policia turke kishte informacion që gjatë këtyre ditëve do të dërgohej një sasi e madhe droge nga Shqipëria në Turqi dhe kështu nisi kontrollin e territorit.
Ngeci kamioni
Gjatë mëngjesit të sotëm, policia ka marrë informacion për disa lëvizje të dyshimta në zonë dhe kur kanë shkuar atje fillimisht me helikopter konstatuan tre persona që po përpiqëshin të nxirrnin nga rëra e bregut të detit një kamion, i cili kishte ngecur aty. Duke mos mundur që ta nxirrnin kamionin, tre trafikantët që dyshohet se janë shqiptarë e shkarkuan drogën duke e fshehur në një zonë të pyllëzuar aty pranë, gjë që u pa nga policia.
Menjëherë ata ndërhynë duke bërë arrestimin e trafikantëve, të cilëve iu kapën edhe 3 arme zjarri pistoletë.
Reagon ministri Brendshëm i Turqisë
Në lidhje me operacionin e kapjes së 1.5 ton drogë me origjinë nga Shqipëria në Turqi ka reaguar edhe ministri i Brendshëm turk Suleyman Soylu.
Përmes një postimi në Tëitter, Soylu përgëzon forcat e xhandarmërisë, policisë dhe rojeve bregdetare duke theksuar se gjatë muajve të fundit është rritur ndjeshëm sasia e drogës e kapur në vend. /abcnews.al