1 165 raste të reja me COVID në 24 orët e fundit në Greqi, shënohen 39 viktima

schedule18:36 - 8 Mars, 2021

schedule 18:36 - 8 Mars, 2021

Në 24 orët e fundit në Greqi janë shënuar 1 165 raste të reja me COVID, 556 prej të cilëve u zbuluan në Atikë, 167 në Athinë dhe 108 në Selanik.

Ndërkohë kanë humbur jetën 39 pacientë të infektuar me COVID duke e çuar numrin e viktimave që prej fillimit të pandemisë në 6,797.

Aktualisht në intubim po trajtohen 477 pacientë. Mosha mesatare e tyre është 68 vjeç ndërsa 84.5% kanë sëmundje bashkëshoqëruese./mv.abcnews.al