Studentja: Duhet të dialogojmë

14:16 | 12/12/201814:160

Erisa Cana studente në vitin e parë në Fakultetin e Stomatologjisë ishte e ftuar në studion e ABC News, ku tha se zgjidhja e vetme është dialogu dhe se është pro kërkesës së kryeministrit Edi Rama.

“Pse mos pranojmë, kur kryeministri thotë hajdeni se keni të drejtë, pse mos ta pranojmë?

Kjo që thotë kryeministri është një gjë shumë e mirë sepse nëse do vazhdojmë kështu nuk do të ketë fund kjo protestë. Disa thonë jo, disa thonë po, dhe unë mendoj se duhet të dialogojmë sepse kështu nuk mund të shkojmë kund”.

Flitet për grevë urie, por Erisa nuk është për këtë alternativë.

 “Jo, sepse unë dua një dialog. Duhet të provojmë njëherë dialogun dhe nëse zoti Rama nuk na i plotëson kërkesat do futem, por ai na kërkon të dialogojmë”, tha studentja.

Studentët janë në protestë prej më shumë se një javë. Ditën e sotme ata janë ndarë në dy grupe, ku njëri grup proteston para Ministrisë së Arsimit dhe tjetri para kryeministrisë./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono