Studentët e Universiteteve në Tiranë në ditën e katërt të protestës

10:05 | 07/12/2018

Mëngjesi i kësaj të premte ka gjetur në protestë qindra prej studentëve të universiteteve publike të Tiranës, të cilët kanë nisur kështu ditën e katër rradhazi të protestës së tyre masive kundër tarifave të shkollimit dhe kushteve në shkollë dhe njësitë akomoduese.

Studentët e Universitetit Ekonomik, Filologjik, Mjekësisë, Inxhinierisë së ndërtimit, atij Bujqësor, Fakulteteve të drejtësisë dhe Shkencave Sociale dhe ato të natyrës janë nisur drejt Ministrisë së Arsimit, aty ku u mblodhën sërish të gjithë për të protestuar. Përgjatë marshim-protestës së nisur rreth orës 09.00 të mëngjesit të sotëm, studentët kanë ndaluar dhe në afërsi të gjimnazeve, ku i kanë bërë thirrje kryesisht maturantëve që t’i bashkohen protestës së sotme.

Studentët kanë përshkuar në këmbë rrugën nga universitet e tyre deri tek Ministria e Arsimit, me parulla e pankarta si “Prindërit janë në borxhe për tarifat tona”, “Kur padrejtësia bëhet ligj, rezistenca bëhet detyrë”, etj.

Në thirrjet e tyre studentët i bëjnë thirrje politikës që të qëndrojë larg nga protesta e tyre.

Protestës sot i janë bashkuar edhe disa profesorë. Mes tyre ishte e dukshme prania e profesorit të njohur të Fakultetit të Gjuhëve të huaja Edmond Tupja, apo dhe e ish-zvministrit të Arsimit Taulant Muka. Mes studentëve është parë dhe artisti i angazhuar në çështjet sociale Robert Aliaj.  /abcnews.al

 

 

 




Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono