Shtatë banda që ishin kthyer në kartel, si u zbulua grupi i madh i trafikantëve në Greqi: Mes tyre edhe shqiptarë

17:33 | 13/11/201917:330

Shtatë banda që operonin në kuadrin e një grupi të strukturuar kriminal. Kjo është ajo që ka zbuluar policia greke gjatë përgjimit më shumë se një viti të një numri të madh personazhesh që merreshin me trafikun, përpunimin dhe shpërndarjen e lëndeve narkotike.

Madje, grupet sipas policisë greke kishin marrë formën e një karteli dhe merreshin vesh për çmimin e drogës që shpërdanin në zonë për të mbajtur nivele të larta fitimi.

Operacioni u finalizua me arrestimin e 22 personave, mes të cilëve ka edhe shqiptarë.

Policia gjeti në banesën që përdorej nga grupet kriminal një laborator të mirëfilltë droge që përpunonte kokainën e ardhur nga Amerika Jugore, hashashin e ardhur kryesisht nga Shqipëria dhe heroinën që vinte nga Turqia duke e shpërndarë më pas në tregun grek, raporton abcnews.al.

Sipas përllogaritjeve paraprake, policia mendon se vetëm njëri nga grupet shpërndante deri në 100 doza në 24 orë duke arritur xhiro 1 000-1 500 euro në ditë.

Secili prej grupeve ishin të specializuar në përpunimin dhe shpërndarjen e një droge të caktuar duke ndarë gjithashtu edhe zonat.

Njëri prej tyre i specializuar për kokainën, kishte arritur deri aty sipas mediave greke që ta çonte çmimin e një grami kokainë në 100 euro.

Për të shpërndarë lëndën narkotike grupi që dyshohet se përbëhej me 50 anëtarë në total, përdorte mediat e ndryshme sociale, por dhe aplikacione në internet me qëllimin që të shmangnin kontaktet e drejtpërdrejta me persona të tjerë.

Gjatë bisedave, ky grup përdorte kode specifike për të mos u kuptuar nga autoritetet.

Sipas mediave greke, hashashi kodohej si “goma”, ose “jeshile”, ndërsa tabletat “karamele”.

Heroina ishte koduar me fjalët “mish”, “gështenja” dhe “kafe”, ndërsa kokaina quhej “e bardhë” ose “dëborë”.

Policia greke sekuestroi një sasi të madhe parash, makina si edhe telefona celularë që përdoreshin nga grupi gjatë aktivitetit të tyre të paligjshëm. /abcnews.al


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono