Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zjarret, 4 vatra aktive/ Digjen mbi 150 hektarë bimësi dhe tre mijë rrënjë ullinj

schedule11:06 - 18 Korrik, 2025

schedule 11:06 - 18 Korrik, 2025

Situata me zjarrin në fshatin Drenovë të Mallakastrës është normalizuar. Vatrat të cilat janë aktive prej disa ditësh janë vënë nën kontroll edhe pas reshjeve të shiut që përfshinë zonën mëngjesin e kësaj të premteje. Megjithatë, ekipet janë në terren, pasi disa vatra janë ende aktive. Për shkak të terrenit të thyer, erës së fortë dhe përhapjes së shpejtë të flakëve, ka qenë i vështirë lokalizimi i flakëve.

Ekipet zjarrfikëse janë përqëndruar në kufirin mes Cakranit dhe Mallakastrës, duke qene se në këtë zonë era është e fortë dhe bimësia e dendur. Sipas të dhënave nga Agjencia Kombëtare eë Mbrojtjes Civile, zjarri vazhdon me intensitet në zonat me ullishte të fshatit Gorishovë.

Përveç Drenovës, në vend rezultojnë aktive edhe tre vatra të tjera zjarri. Flakët nuk janë shuar ende në zonën e Liqenit të Luleve në parkun Kmbëtar të Lurës.



Po ashtu në qarkun e Dibrës ekipet po punojnë për shuarjen e flakëve që u riaktivizuan te “Mali i Peladhisë”. Deri tani janë përfshirë rreth 32 hektarë me shkurre dhe barishte. Zjarri është aktiv vetëm në një vatër mbi fshatin Vlash, që po monitorohet nga forcat operacionale.

Në fshatin Borsht të Himarës, ka rënë zjarr në një sipërfaqe pyjore. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, ndërhyrja ka vazhduar, por pa mundur izolimin e plotë të vatrës. Operacioni për shuarjen po vijon edhe sot, me mbështetjen e forcave të Forcave të Armatosura.

Si pasojë e zjarreve në të gjithë vendin janë djegur mbi 154 hektarë me shkurre dhe bimësi, si dhe më shumë se 3,000 rrënjë ullinj.

Rreziku mbetet i lartë për shkak të temperaturave, ndërsa Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile përsërit thirrjen për qytetarët që të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr dhe të njoftojnë menjëherë shërbimet emergjente në rast se konstatojnë flakë.

/ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!