Rama reagon pas zërave se ishte sëmurë: U “mbylla” duke punuar

14:52 | 09/11/201914:520

Edi Rama mungoi sot në një aktivitet të PS-së së Tiranës, ku në mëngjes u njoftua se kryeministri do të ishte i pranishëm. Burimet flasin për probleme shëndetësore të kreut të qeverisë, i cili së fundmi ka munguar në disa ngjarje të njoftuar.

Vetë Rama e argumentoi mungesën duke thënë se kishte pasur një mbledhje pune për një ligj special kundër KCK-së. Teksa Elisa Spiropali po kërkonte një mandat të tretë kryeministror për të, Edi Rama nuk doli përpara strutkurave të PS-së për qarkun Tiranë.

Prej ditës, simpatizantët ishin njoftuar për takim me kryeministërin, sic tregohet nga ky poster, e po ashtu, në orën 9 të mëngjesit të kësaj të shtune, edhe media, u njoftua për aktivitet më praninë e Edi Ramës.

Por…ai nuk erdhi. Burime pranë kryeministrit flasin për probleme shëndetësore të Edi Ramës, të cilat së fundmi e kanë kushtëzuar nga disa vepritari publike të parashikuara.

Erjon Veliaj që mori timonin e partisë në mungesë të Ramës, tha se kryeministri ishte duke i ndjekur.  Por Edi Rama njofton se nuk ka qenë përpara tv duke pritur përshëndetjen e militantëve, por duke punuar.

“Kur dal përditë pse del përditë pse del përditë, kur s’dal ca ditë çfarë ka që s’del përditë, historia e vjetër hip se të vrava zbrit se të vrava. Sot e kam nisur ditën me grupin e punës për Ligjin Special kundër krimit të organizuar+masat kundër KÇK që po finalizohen në letër”.

Ky reagim ngre disa pikëpyetje:

-A nuk e dinte zyra e shtypit e PS-së që Rama kishte takim për KCK-në në mëngjes që njoftoi se kryeministri do të vinte tek takimi i partisë?

-Kush është në grupin e punës së kryeministrit për ligjin kundër gjyqtarve e prokurorëve abuzivë, kur të gjithë deputetët socialistë të ligjeve ishin në takimin e partisë?

Ky nuk hera e parë që Rama mungon në një aktivitet publik.

Ai nuk e takoi presidentit maqedonas Pendarovski, dhe zyra e këtij të fundit njoftoi se Rama e anuloi për arsye shëndetësore. Po ashtu, Rama nuk mori pjesë të hënën në interpelancën parlamentare për Alvin Berishën, dhe pse Gramoz Ruçi e kishte  vendosur në rend dite.

Një lloj me sot në strukturat e Tiranës, të mërkurën Rama mungoi dhe në takimin me strukturat e qarkut Elbasan./abcnews.al


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Të lidhura

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono