Rama me fermerët në Divjakë: Të rrisim standardet për eksport

17:15 | 30/01/2018

Certifikimi i produkteve dhe rritja e standarteve për eksport është sfida e rradhës së qeverisë në bujqësi. Këtë e ka konfirmuar vetë Edi Rama gjatë një takimi që ka zhvilluar me fermerët në Divjakë.

Ka përzgjedhur të takohet me fermerët e Divjakës për t’u njohur me problemet e tyre.
Edi Rama u kërkoi që të bashkohen me qëllim që e nesërmja të jetë më fitimprurëse për të gjithë.

Edi Rama: “Me ata djemtë folëm mbill karota, mbill karota, mbill karota, por tregu i karotave këtu kaq është. Karota në eksport nuk shkon pastaj ca e shesin ca e hedhin. Prandaj nuk duhet të shkojë secili më vete. Prandaj duhet të ndiqet një linjë stretegjike planifikimi dhe bashkëpunimi, prandaj ne duam që ju të bashkoheni jo secili më vete në atë copën e vet”.

Për zonën e Divjakës, qeveria shqiptare ka planifikuar këtë vit 20 milionë euro, ku vetëm për serat janë 8 milionë dhe nga fondet e BE edhe 93 milionë euro të tjerë.
Çdo fermeri i subvencionohen të gjithë fidanët në masën 50%.

“Dhe ne i subvencionojmë të gjithë feremerëve, të gjithë fidanin në masën 50 për qind, 120 lekë të vjetra”.

Sfida e radhës për qeverinë është certifikimi i produkteve dhe rritja e standardeve për eksport./abcnews.al



Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono