10:51 | 25/02/201910:510

Partia Socialiste ka zhvilluar një mbledhje të kryesisë së saj në selinë rozë nën drejtimin e kreut të kësaj force politikë kryeministrit Edi Rama, mbledhje e cila vjen pas vendimit të deputetëve të Partisë Demokratike për dorëheqje nga mandati i deputetit.

Mbledhja, e cila ka nisur në orën 9:00 të mëngjesit ka zgjatur rreth një orë dhe në përfundim të saj ka qënë kreu i grupit parlamentar socialist njëkohësisht sekretar i përgjithshëm i socialistëve, Taulant Balla, ai i cili ka deklaruar se qeveria do të vijojë punën e saj.

Këtë të enjte, tha Balla, mazhoranca do të votojë në parlament strukturat e dy organeve të reja të drejtësisë përkatësisht Këshillit të Lartë të Gjyqësorit dhe atij të Prokurorisë.

Ndërkohë Partia Demokratike ka vendosur që ditën e enjte të zhvillojë një tjetër protestë përpara godinës së parlamentit. Të enjten e kaluar, kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi, vendosi shtyrjen e seancës parlamentare për shkak të protestës së paralajmëruar të opozitës, kjo për shkak të informacioneve të ardhura nga policia që flisnin për skenar dhune./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono