Në dy muaj 100 grabitje në fshatrat e Vlorës, Banorët: Po flemë me lopët

schedule12:01 - 8 Maj, 2019

schedule 12:01 - 8 Maj, 2019

Pothuajse të gjitha shtëpitë e fshatit Bishan në Vlorë kanë rënë pre e grabitjeve. Në vetëm dy muaj kanë ndodhur mbi 100 vjedhje në këtë fshat dhe katër të tjerë pranë tij. Banorët thonë se policia nuk ka identifikuar asnjë autor ndaj kanë nisur patrullimet natën për të mbrojtur pronat e tyre.

Pronat e banorëve të Bishanit në Vlorë janë vënë në shënjestër të grabitësve. Brenda dy muajve në këtë fshat dhe 4 të tjerë që janë pjesë e njësisë administrative të Novoselës janë regjistruar mbi 100 grabitje. Vjedhjet kryhen gjatë natës dhe banorëve u marrin lekë në banesa dhe bagëtitë.

“Vjedhje në çdo 10 ditë, çdo dy javë merr lopë, viça, shelegë, zogj, pula, ça të gjenë i vënë përpara”.

“Mund të kenë ngelur shumë pak familje që nuk janë cënuar nga këta hajdutë”.

Policia është njoftuar për të gjitha rastet, por deri tani nuk është identifikuar asnjë autor.

“Nuk është zbardhur asnjë ngjarje, na ngelet ne të organizohemi se policia nuk e bën dot punë e vet”.

Në këto kushte banorët po gjejnë mënyrë alternative për të mbrojtur pronat  e tyre.

“Të bëhemi si fshat e të rrimë natën ugareve dhe parcelave dhe t’i ruajmë”.

“Nuk po flemë në shtëpi po flemë me bagëtitë, jemi bërë si kasfshtët,  rrimë aty te lopa”

Banorët thonë se grupi vepron në të njëjtën mënyrë në të gjitha fshatrat, por Bishani u duket me i përshtatshëm.

“Bishani është fshati më i ndëshkuar, nga ana gjeografike e kanë shumë të lehtë terrenin për ta kontrolluar”.

“Të vish të vjedhësh lopë, banesa, shtëpi e të varësh qentë. E njëjta vjedhje në Liban, Isuf  Bishan, më nxirr një që edhe ne të qetësohemi nga trutë”.

Dëmi për grabitjet në këto fshatra shkon në disa milionë lekë. /ABC News Albania 24/7

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!