Dua Lipa rikthehet në Londër, e dëshpëruar për largimin e Britanisë nga BE

12:45 | 01/02/202012:450

Mbretëria e Bashkuar u largua zyrtarisht nga BE në 23:00 të kohës lokale në Britani të premten në mbrëmje, pas 47 vjetësh brenda bllokut evropian. Kryeministri Boris Johnson dha një deklaratë një orë para se të largohej nga Mbretëria e Bashkuar, duke thënë se Brexit ofroi një mundësi për të “marrë kontrollin”.

Reagime të shumta lidhur me situatën në fjalë ka pasur edhe nga fytyrat publike, ndër ta edhe këngëtarë të njohur nga Londra të cilët nuk janë pajtuar me këtë fakt, duke cekur si një nga arsyet faktin që Brexit-i ndikon drejtpërdrejt në profesionin e tyre, duke dëmtuar ekonominë e tyre.

E revoltuar me situatën duket të jetë edhe shqiptarja me famë botërore, Dua Lipa, e cila prej muajsh është zhvendosur për të jetuar në New York, me të dashurin e saj, Anwar Hadid.

Mirëpo së fundmi, ajo është kthyer sërish në Londër te familja e saj – vend ky në të cilin ajo u lind e u rrit.

 

Dua edhe në zgjedhjet e fundit në Britaninë e Madhe kishte dalë haptaz kundër kryeministrit aktual, Boris Johnson, duke thënë se mbështetja ndaj Brexitit është në dëm të Mbretërisë së Bashkuar.

Dhe duke qenë se ata u larguan zyrtarisht nga BE mbrëmjen e së premtes, Lipa vendosi që të ndajë me miliona ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram një fjalim të publikuar nga kryetari i Komunës së Londrës, Sadiq Khan.

Në këtë letër ai kishte cekur se pavarësisht daljes së Mbretërisë së Bashkuar nga BE, Londra do të vazhdojë të mirëpresë njerëz nga e gjithë bota pa ndonjë dallim – dhe me ato që shkruan, Dua duket se pajtohet plotësisht.

 

“Mbretëria e Bashkuar ndoshta po largohet nga BE sot, por Londra mbetet një qytet global, qytet evropian. Ne vazhdojmë të jemi një fener për ide përparimtare, për vlera liberale dhe për vendosmëri dhe diversitet. Dhe ne do të vazhdojmë të mirëpresim njerëz nga e gjithë bota, pavarësisht nga ngjyra e lëkurës së tyre, ngjyra e pasaportës së tyre ose ngjyra e flamurit të tyre kombëtar

Në një kohë pasigurie të vazhdueshme, unë dua të dërgoj një mesazh të veçantë për më shumë se një milion evropianë që kanë vendosur të bëjnë qytetin tonë shtëpinë e tyre. Ju jeni londinezë. Ju jo vetëm që e pasuroni qytetin tonë në mënyrë ekonomike, por edhe shoqërore dhe kulturore. Nga ushqimi dhe moda jonë, deri tek risitë tona dhe shërbimet tona publike, ju jeni thelbësor për suksesin e qytetit tonë, të bërë nga arsyet kryesore pse Londra mbetet qyteti më i madh në botë”, shkruhet në letrën e kryebashkiakut të Londrës, që ai e shpërndau me ndjekësit e tij në rrjetet sociale pak pasi Britania e Madhe zyrtarizoi vendimin për Brexitin./abcnews.al

 

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono