Hoxha: Pse nuk u rizgjodh Arta Marku, edhe pse kishte mbështetje ndërkombëtare

18:20 | 05/12/201918:200

Në studion e “Abc News” ishte i ftuar gazetari Artan Hoxha i cili foli për zgjedhjen e Olsian Çelës në krye të Prokurorisë së Përgjithshme. Por si fillim ai u ndal tek prokurorja në largim, Arta Marku. Sipas tij forma si u zgjodh Marku para 2 vitesh u politizua që në fillim. “Mënyra se si punoi dhe rezultatet që dha puna e saj nuk të linte zgjidhje tjetër përveç faktit që duhej një drejtues i ri”, u shpreh gazetari.

Sipas tij Arta Marku nuk i rezistoi dot presioni dhe u përlye në të….

“Shqipëria ndodhet në një situatë jo normale në sistemin e drejtësisë, kemi korrupsion në administratë pandëshkueshmëri të personave politikë. Prokurori i Përgjithshëm duhet të administrojë trupën  e prokurorëve, ne na duhet një lider.  Gara u ngushtua me kaq pak emra , shumë emra të mirë vendosën për të mos hyrë në garë sepse nuk e përballonin dot presionin”, tha ndër të tjera Hoxha.

Prokuroi i Përgjighshëm sot ndihet i kërcënuar dhe kërkon mbrojtje, asnjë nga tre kandidatët të cilët të cilë ishin pëzgjedhur nuk është sipas Artan Hoxhës i duhur për tu vendosur Prokuror./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono