A jemi të rrezikuar nga koronavirusi? 4 studentë nga vatra e epidemisë drejt Shqipërisë
People wearing protective masks to help stop the spread of a deadly virus which began in Wuhan, stand next to their suitcases at the Beijing railway station in Beijing on January 27, 2020. - China on January 27 extended its biggest national holiday to buy time in the fight against a viral epidemic and neighbouring Mongolia closed its border, after the death toll spiked to 81 despite unprecedented quarantine measures. (Photo by NICOLAS ASFOURI / AFP)

23:48 | 27/01/202023:480

Katër studentë shqiptarë që ndodheshin në Wuhan, vatrën e epidemisë së koronavirusit janë nisur drejt Shqipërisë. Lajmi konfirmohet nga ambasdori shqiptar në Kinë, Selim Belortaja si dhe nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Kemi vetëm një studente në Ëuhan të cilën po bëjme çdo përpjekje ta nxjerrim, sadoqë kjo kërkon disa procedura lejesh dhe aplikimesh dhe rregulla karantine 14 ditore, edhe pse nga testi fillestar ajo doli ok! 3 të tjerët, ne dijeninë tonë janë larguar nga Ëuhani dhe kanë mbërritur ose po mbrrijnë në atdhe! I bëj thirrje familjeve të atyre që kanë ndarë mendjen të kthehen, të mos hezitojnë po të sakrifikojnë edhe kesaj here për një biletë udhëtimi të njeriut të tyre”, shkruan Belortaja në facebook.

Sakaq, ministrja Ogerta Manastirliu në “Real Story” tha se një vajzë po vjen me linjë ajrore me tranzit nga Roma, ndërsa të tjerët nga Kroacia.

“Kemi informacione për një vajzë që do të mbërrijë. Jemi të angazhuar për të marrë të gjithë kontaktet. Në raport me hyrjen e saj në Shqipëri. Ajo ka kaluar filtrin nga Kina dhe mesa di do të përshkonte rrugën e Romës, më pas në Shqipëri. Kemi dhe disa raste të tjerë. 2 raste të tjera që po kthehen dhe kanë kaluar nga Kroacia. Vijnë në rrugë tokësore, ose dhe ajrore”, tha ajo.

“Nga të dhënat që kemi nga ambasada jonë, numri i rezidentëve janë 400 në Kinë, ku 60 janë studentë. Mund të ketë dhe të tjerë studentë që janë kthyer për shkak të vitit të ri Kinez. Ne si ministri jemi të angazhuar për t’u kujdesur”, tha më tej Manastirliu.

Ndërkohë, Silva Bino, shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në ISHP tha se këta studentë, sipas protokollit, duhet të futen për 2 javë në karantinë. Sipas saj, karantina mund të vendoset në shtëpinë e tyre apo dhe në spital.

Mediat ndërkombëtare sakaq raportojmë se numri i viktimave nga koronavirusi ka shkuar në 82, ndërsa rreth 2900 njerëz janë tashmë të infektuar nga ky virus. Organizata Botërore e Shëndetësisë korrigjoi sot vlerësimin e saj për kërcënimin e virusit, duke e cilësuar atë “të lartë” në nivel ndërkombëtar dhe jo më të moderuar, duke pranuar se kishte bërë një gabim formulimi në raportet e saj të mëparshme. /abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono