Zyrtarizohet pas finales, Barcelona i merr Guardiolës një tjetër yll

schedule08:56 - 15 Maj, 2021

schedule 08:56 - 15 Maj, 2021

Barcelona ka arritur akord me Sergio Aguero dhe argjentinasi do vishet katalanas direkt pas finales së Champions League, që Manchester City e luan më 29 maj ndaj Chelsea. Lajmin e bëjnë të ditur mediet e mëdha europiane, që raportojnë për marrëveshje finale mes sulmuesit dhe klubit katalanas.

Sulmuesi ka pranuar edhe një ulje të pagës, teksa aktualisht fiton 12 milionë euro. Detajet ekzakte të kontratës pritet të dalin në vazhdim, teksa paraprakisht njoftohet për kontratë 2-vjeçare.

Faktori kryesor i kësaj marrëveshje ka qenë shoqëria e tij me Lionel Messin, i cili gjithashtu pritet të rinovojë me Barcelonën. Barça ka arritur akord final edhe me Eric Garcian, i cili vjen te katalanasit gjithashtu me parametra zero. /abcnews.al