Zyrtarisht te Vllaznia, Avdijaj: Kishim kontakte prej 3 muajsh, e njoh mirë Brdaric

schedule10:35 - 7 Janar, 2021

schedule 10:35 - 7 Janar, 2021

Albion Avdijaj është lojtari më i ri Vllaznisë. Sulmuesi prishi kontratën Tiranën pas vetëm disa muajsh, duke mos lënë asnjë gjurmë me bardheblutë. Sot 26-vjeçari është prezantuar te Vllaznia dhe ka thënë fjalët e tij të para si “shkodran”.

Avdijaj shprehet se prej tre muajsh ishte në kontakte me trajnerin Brdariç dhe drejtorin Djarmati dhe se e di sesi punon trajneri për shkak se njihen më parë. Kroato-gjermani e ka pasur Avdijajn nën urdhra në kohën kur sulmuesi luante me Wolsfsburg U19.

“Tirana? Nuk kam çfarë flas për çfarë ka ndodhur. E kam mbyllur këtë kapitur dhe nuk më intereson më. Të shohim përpara! E kam parë lojën e ekipit dhe duhet të tregoj veten. Me Thomas jam prej dy-tre muajsh në kontakt, e kam pasur profesor në ekipin e dytë të Wolfsburg.

Kështu që kam besim dhe s’kam ç’flas më shumë thjesht e tregoj në fushë. Nuk bëj premtime për gola. Kam besim se Vllaznia mund ta fitojë titullin sepse e di sesi punon profesori dhe shoh se janë ekip, që të gjithë bashkë duan të arrijnë diçka”, u shpreh Avdijaj. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!