Zyrtari i lartë i Shëndetësisë në Kinë: Koronavirusi nuk e ka “origjinën” nga tregu në Wuhan

schedule09:07 - 31 Maj, 2020

schedule 09:07 - 31 Maj, 2020

Koronavirusi nuk e ka origjinën nga tregu “famëkeq” i Wuhan-it. Kështu ka deklaruar një nga zyrtarët më të lartë të shëndetit në Kinë.

Gao Fu, drejtuesi i Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve deklaroi:

“Në fillim menduan se tregu i produkteve të detit mund të ishte bërë shkak për virusin, por tashmë ky treg është më shumë si një viktimë.”

Kjo deklaratë vjen pikërisht nga shkencëtari i cili më herët kishte deklaruar se tregu i Ëuhan-it ishte vendi ku kishte “lindur” Covid-19. Më pas, tregu në fjalë u mbyll dhe u pastrua si të ishte skenë krimi.

Tashmë Gao pranoi se asnjë shenjë e virusit nuk u gjet nga kampionët e marra nga kafshët e marketit të “Wuhan-it”. Ai shtoi se gjurmë të virusit u gjetën vetëm në kampione të marra në mjedis duke përfshirë edhe ujërat e zeza.

Deklaratat vijnë në një kohë kur Wang Yanyi, drejtuesi i Institutit të Virologjisë në Ëuhan, deklaroi në një intervistë televizive se pretendimet se virusi ka “rrjedhur” nga njësia e tyre me siguri të lartë “janë fabrikime të pastra”. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!