Rastet e reja me koronavirus në Evropë kanë shkuar pothuajse në në nivelet e marsit.
Kështu ka deklaruar drejtorja e Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC), Andrea Ammon, të mërkurën gjatë një debati të mbajtur nga Komiteti i BE për Mjedisin, Shëndetin Publik dhe Sigurinë e Ushqimit, shkruan abcnews.al
“Virusi nuk ka fjetur gjatë verës kështu që nuk ka marrë pushime dhe kjo është diçka që ne e shohim momentalisht. Ne kemi parë këtë javë që shkalla e njoftimit në vendet e BE, EEA (Zona Ekonomike Evropiane) dhe Mbretërinë e Bashkuar është tani 46 për 100,000. Mund të mbani mend se në një pike ne kemi qenë nën 15, kështu që ka një rritje dhe këtë rritje e kemi parë prej më shumë se pesë javësh. Ka qenë një rritje më e ngadaltë nga ajo që kemi pasur në mars. Sidoqoftë, jemi pothuajse përsëri në shifrat që kemi parë në mars,” tha Ammon.
“Në gusht, tani, ne po shohim gjithnjë e më shumë që edhe pjesa më e moshuar e popullatës është prekur, duke treguar se kemi të bëjmë me një rritje të vërtetë të transmetimit.”
Ndërsa, sa i përket rihapjes së shkollave dhe rrezikut të rritjes së konsiderueshme të rasteve me Covd-19, Ammon tha se rastet dokumentuara të krijimit të vatrave në shkolla janë të pakta.
Po ashtu, ajo shtoi se për momentin provat janë disi kontradiktore dhe nuk mund të thuhet ende nëse ia vlen të mbyllen shkollat apo jo. S.B/abcnews.al/