Vllaznia ka zyrtarizuar sulmuesin Haris Dilaver. Edhe pse pritej ky zyrtarizim, pasi zërat e merkatos nuk kanë munguar, vetëm pak minuta më parë është bërë zyrtare.
“KF Vllaznia bën të ditur se pasditen e sotme ka bërë realitet një tjetër goditje në merkato. Drejtuesit e klubit kanë firmosur një kontratë njëvjeçare me qendërsulmuesin Haris Dilaver.
Shpresojmë që ai të bëjë më të mirën për skuadrën me lojën dhe golat e tij. Me këtë futbollist tashmë është plotësuar edhe reparti i sulmit dhe Vllaznia është gati për startin e sezonit. Mirë se erdhe Haris Dilaver!”, shkruhej në njoftimin e Vllaznisë./abcnews.al
https://www.facebook.com/vllazniaofficial/posts/3318404614903208