Fjoart Jonuzi është kthyer nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku po kalonte pushimet, dhe tashmë ka vendosur përfundimisht për të ardhmen.
Mesfushori kuksian, i cili në Superiore ka qenë pjesë e ekipit të vendlindjes dhe Laçit ka pranuar propozimin e Vllaznisë dhe kanë nënshkruar kontratën e re.
Jonuzi iu bashkua Vllaznisë verën e shkuar pas një eksperience me Gjilanin në Kosovë dhe u kthye në një titullar të rëndësishëm në skuadrën e Thomas Brdaric, i cili e zbriti mesfushorin në fushë në 33 ndeshje. / abcnews.al