Vllaznia është një nga klubet më aktive në merkaton e dimrit. Kuqeblutë po dominojnë këtë sezon në Superiore dhe drejtuesit nuk janë kursyer aspak për t’i dhuruar trajnerit Brdaric sa më shumë opsione dhe alternativa.
Afrimi i fundit vjen nga Guinea dhe është një sulmues. Kuqeblutë kanë prezantuar Salim Cissé pak minuta më parë. 28-vjeçari aktivizohet në majë të sulmit, teksa numëron 5 ndeshje dhe 2 gola me kombëtaren e Guinesë.
VLLAZNIA FIRMOS ME SULMUESIN SALIM CISSE
KF Vllaznia bën të ditur se sot ka firmosur edhe me sulmuesin Salim Cisse. Ky i…Posted by KF Vllaznia – Faqja Zyrtare on Thursday, 28 January 2021
“KF Vllaznia bën të ditur se sot ka firmosur edhe me sulmuesin Salim Cisse. Ky i fundit kishte disa ditë që ishte në provë dhe stafi teknik ka dhënë OK-in për marrjen e tij. Kuptohet që pritshmëritë janë të mëdha sepse kemi të bëjmë me një lojtar cilësor i cili është formuar tek Akademia e Sportingut të Lisbonës.
Kontrata e tij është njëvjeçare, me të drejtë zgjatje edhe për një tjetër, por kuptohet që performanca e tij në këto muajt e ardhshëm do të vendosë më shumë për këtë. Mirë se erdhe tek Vllaznia Salim!“, lexohet në postimin e klubit shkodran. /abcnews.al