Zyrtare: Teuta shton radhët, i merr një mbrojtës vlonjat Besës së Kavajës

schedule18:54 - 26 Gusht, 2021

schedule 18:54 - 26 Gusht, 2021

Teuta vazhdon të shtojë radhët dhe ditën e sotme ka nënshkruar mbrojtësi Igli Moqi, i cili vjet ishte pjesë e skuadrës së Besës së Kavajës.

Në të shkuarën ai ka luajtur me Besëlidhjen e Lezhës dhe është produkt i moshave të Shkëndijës së Tiranës, ku ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit.

“KF Teuta ka kënaqësinë të njoftojë se mbrojtësi vlonjat, Igli Moqi është zyrtarisht pjesë e skuadrës sonë.

Klubi ynë ka arritur ditën e sotme një marrëveshje 1 vjeçare me lojtarin 24 vjeçar, i cili vjen te Teuta pas paraqitjeve shumë të mira në ekipin e Besës.

KF Teuta i uron mirëseardhje mbrojtësit dhe shumë suksese me fanellën e klubit tonë”, njofton klubi durrsak. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!