Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zyrtare/ Teuta i “rrëmben” Vllaznisë mesfushorin 21-vjeçar

schedule11:57 - 5 Korrik, 2022

schedule 11:57 - 5 Korrik, 2022

Teuta ka arritur të përforcojë mesfushën, teksa ka arritur të firmosë me mesfushorin 21-vjeçar. Bëhet fjalë për Uheid Hoxha, i cili sezonin e kaluar ishte pjesë e Vllaznisë.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë skuadra durrsake nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku njofton se mesfushori ka nënshkruar një kontratë 3-vjeçare me djemtë e detit.

“KF Teuta ka kënaqësinë të njoftojë se mesfushori sulmues, Uheid Hoxha është zyrtarisht pjesë e skuadrës sonë. Klubi ynë ka arritur ditën e sotme një marrëveshje 3 vjeçare me lojtarin 21 vjeçar, lojtari bashkohet me Teutën pasi, ishte pjesë e Vllaznis në sezonin e fundit.  KF Teuta i uron mirëseardhje mesfushorit #Hoxha dhe i uron shumë suksese me fanelën e klubit tonë”, ka shkuar klubi.

/f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!