Zyrtare/ Takumi Minamino bëhet me skuadër të re, firmos në Ligue 1

schedule19:15 - 28 Qershor, 2022

schedule 19:15 - 28 Qershor, 2022

Takumi Minaminos tashmë zyrtarisht është lojtari më i ri i Monaco, pasi palët kanë firmosur kontratën mes tyre.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi francez nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku thuhet se ish-lojtari i Liverpool ka nënshkruar një kontratë 4-vjeçare me Monaco, me 27-vjeçarin që do të nisë kështu një aventurë të re në Ligue 1.

“Është një gëzim i madh për mua të bashkohem me AS Monaco. Jam i lumtur që jam pjesë e projektit të klubit. Mezi pres të zbuloj mjedisin tim të ri dhe të bëj gjithçka që është e mundur për të ndihmuar ekipin”, tha Minamino për faqen zyrtare të klubit të tij të ri.

/f.a/abcnews.al