Gigio Donnarumma është zyrtarisht lojtar i PSG-së. Klubi francez ka prezantuar afrimin e portierit italian me një video të postuar në Twitter, aty ku shkruhet në italisht: mirë se vjen Gigio.
Një përforcim fantastik për ekipin e Mauricio Pochettinos, teksa PSG siguron me parametra zero një nga portierët më të mirë dhe “blindon” kuadratin për shumë vite.
Buongiorno ?#WelcomeGigiopic.twitter.com/ZTpxzdLJTi
— Paris Saint-Germain (@PSG_English) July 14, 2021
22-vjeçari, i cili ka luajtur me Milanin deri tani dhe pak ditë më parë fitoi Euro 2020 me Italinë, madje duke u shpallur lojtari më i mirë i turneut, ka firmosur një kontratë 5-vjeçare me klubin e ri. /abcnews.al