Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zyrtare, Partizani-Teuta ka një orar përfundimtar

schedule15:35 - 4 Tetor, 2019

schedule 15:35 - 4 Tetor, 2019

Partizani-Teuta nuk do të luhet në orën 14:00. Klubi i kuq kishte bërë një kërkesë në FSHF dhe kishte marrë “OK”-in për të luajtur në orën 17:00. Durrsakët kanë pranuar gjithashtu, ndërkohë që së fundmi është dorëzuar edhe Supersport, që ka të drejtën e transmetimit të Kategorisë Superiore.

Kjo ndeshje do të luhet pa praninë e tifozëve, pasi Komisioni i Disiplinës vendosi ditën e djeshme që Partizani në dy ndeshjet e radhës të mos ketë mbështetjen e fansave. Në kampin e kuq nuk e kanë apeluar vendimin, ndërkohë që ndeshja e Kupës nuk u llogaritet në dënim.



ÇFARË THA RANXHI – Në konferencën e sotme për shtyp, në lidhje me orarin e ndeshjes foli edhe zëdhënësi i mediave në klubin e Partizanit, Olsi Ranxhi: “Kemi dërguar të gjitha shkresat në FSHF, ia kemi dërguar edhe Policisë së Shtetit. Gjithashtu kemi bërë një kërkesë tek OSSHE-ja për ta luajtur ndeshjen me drita. Kemi marrë një miratim nga Federata Shqiptare e Futbollit, ndërkohë që në orët në vijim ka ardhur një insistim nga paketa ‘Supersport’, që ka kërkuar që kjo ndeshje të luhet në orën 14:00.

Arsyetimi i tyre është se e kanë të pamundur që të zhvillohet në orën 17:00. Klubi sigurisht që shikon interesin e vet dhe kërkojmë të luhet në kushte sa më të mira, duke ditur që luhet një ndeshje shumë e rëndësishme ndaj Teutës. E shohim të arsyeshme që ky takim të luhet në orën 17:00. Jemi në pritje. Kjo është pak a shumë e vërteta në lidhje me orarin e zhvillimit të ndeshjes”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!