Zyrtare: Parashikohet stuhi sonte, anulohet ndeshja e Europa League

schedule14:58 / 27/02/2020

Kushtet atmosferike bëhen shkak për anulimin e një prej ndeshjeve të sotme në Europa League. RB Salzburg-Eintracht Frankfurt nuk mund të zhvillohet sonte. Kjo përballje ishte programuar që të luhej prej orës 21:00, por së fundmi klubi austriak ka zyrtarizuar shtyrjen e saj.

Kjo për shkak të një paralajmërimi të bërë për stuhi. Autoritetet austriake kanë vendosur që ndeshja të shtyhet, pasi kushtet atmosferike nuk janë të përshtatshme dhe mund të sjellin probleme të rënda. RB Salzburg, në komunikatën e bërë, njofton se do të informojë në vazhdim se kur do të luhet takimi. /abcnews.al

schedule14:58 / 27/02/2020