Zyrtare: Pandemia i tremb, anulohet Çmimi i Madh i Vietnamit në F1

schedule13:44 - 16 Tetor, 2020

schedule 13:44 - 16 Tetor, 2020

Anulohet gara e Vietnamit në Formula 1. E programuar të zhvillohet në muajin nëntor, pa një datë fikse, ajo është anuluar për vitin 2020 dhe zyrtarisht bëhet me dije se vendimi është marrë për shkak të pandemisë së shkaktuar nga COVID-19.

Çmimi i Madh i Vietnamit ishte programuar të zhvillohej për herë të parë. Fillimisht nga prilli u zhvendos për në nëntor dhe tani vendimi përfundimtar është që GP Vietnam të mos zhvillohet. Organizatorët kanë dalë edhe me një njoftim.

“Pas diskutimeve të shumta të FIFA, F1 World Championship Ltd, Këshillit Popullor të Hanoi, Vietnam Motorsport Association (VMA), u vendos që GP Vietnam në Formula 1 të anulohet.

Ky ishte një vendim jashtëzakonisht i vështirë, por i domosdoshëm për t’u marrë. Kjo duke pasur parasysh pasigurinë e vazhdueshme të shkaktuar nga pandemia globale e Koronavirusit”, shkruhej në vendimin e F1 Vietnam GP. /abcnews.al